Ish-moderatorja durrsake Floriana Garo është zhvendosur prej kohësh në Zvicër bashkë me bashkëshortin e saj dhe disa muaj më parë solli në jetë fëmijën e parë, vogëlushen Adia.

Aktualisht ajo po pushon në bregdetin shqiptar bashkë me familjen, dhe Floriana iu ka krijuar ndjekësve mundësinë për t’i bërë pyetje. Njëra prej tyre e pyet bukuroshen Garo se pse zgjedh Shqipërinë për pushime kur mund të udhëtojë drejt vendeve më të bukura të botës.

“Sepse malli për njerëzit është më i madh se për vendet”,-përgjigjet Floriana.