Djali i kryeplakut të fshatit Podgorie që u arrestua dje nga policia, bënte një jetë superluksoze, detaje të së cilës nuk ngurronte t’i ndante dhe në rrjete sociale.
Orlind Pilinci shfaqet me euro të shumta, lekë, drogë, makina luksoze armë dhe bixhoz. Në disa prej fotove ai ka pozuar dhe me Hammer-in që u sekuestrua.
26-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit “Mali i thatë”, ndërsa babai i tij Arben Pilinci, 44 vjeç, është në kërkim nga uniformat blu.





