Indrit Pepa, 27 vjeç,është qëlluar me breshëri sapo ka dalë nga shtëpia e tij. Mësohet se i riu jetonte prej kohësh jashtë Shqipërisë dhe ishte kthyer kohët e fundit në atdhe, te familja e cila qendronte e ngujuar prej 6 vitesh, që nga momenti i plagosjes që Pepa kishte kryer.
Raportohet se Indrit Pepa ishte babai i një vajze 4-vjeçare. Në njoftim thuhet se i riu ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Traumës.
Po ashtu policia bën me dije se ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të krimit, shtetasin me inicialet A.M., 49 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.
Në vitin 2012, Indrit Pepa ka qenë i akuzuar për plagosje me armë.





