Një kamion ka përplasur një veturë mesditën e sotme në Durrës.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen nr.7 të qytetit.
Vetura drejtohej nga një shofere femër e cila shoqërohej nga vazja e saj 5-vjeçare.
Mësohet se kamioni e ka përplasur me pjesën e pasme makinën teksa ndodhej në kthesë.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk mbetën persona të lënduar, por shkaktoi mjaft panik tek shoferja dhe 5-vjeçarja.





