Velina e emisionit "Xing me Ermalin", Kejvina Kthella, është fotografuar në një nga clubet e Tiranës me sulmuesin e Kombëtares, Bekim Balaj, i njohur ndryshe se futbollisti "don zhuan".
Nga fotot e siguruara nga "Intv.al", futbollisti dhe modelja duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin, çka ngre dyshimet për një lidhje mes tyre edhe pse asgjë nuk është e konfirmuar.
Kujtojmë që në të kaluarën Balaj është përfolur për disa marrëdhënie dashurie me disa nga vajzat e showbiz-it shqiptar si Elita Rudi, Ilda Bejleri apo edhe me Viola Spiron.





