30 nëntor 2015 – Zbardhen identitetet dhe fotot e 7 pengmarrësve, 4 ditë pas zbulimit të rrëmbimit të dy vëllezërve në Dukagjin, për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Policia ka arrestuar vetëm tre prej tyre, Kolë Dushkun, Tom dhe Lek Shkrepën, ndërsa katër të tjerë janë në arrati: dy vëllezërit Lin dhe Françesk Vala, si dhe dy kushërinjtë Pal e Pëllumb Dushku.

Këta 7 persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin rrëmbyen dy vëllezërit  S.K. dhe A.K., në një prej kafeneve të qytetit të Shkodrës. Ata u dërguan në Pult të Shkodrës, ku një prej vëllezërve është lënë i lirë, me kushtin që të gjejë 10 mijë eurot e kërkuara nga pengmarrësit. Ndërsa vëllai i tij po mbahej peng për gati një javë.

Pasi policia u vu në lëvizje, arriti të lironte pengun dhe të arrestonte vetëm 3 prej pengmarrësve, ndërsa 4 bashkëpunëtorët e tjerë, duke përfituar nga terreni i vështirë malor u larguan. Policia vijon operacionin për kapjen e tyre.

Francesk Vala

Kolë Dushku

Lek Shkrepa

Tom Shkrepa

Pal Dushku

Lin dhe Francesk Vala

/portali DurresLajm/