Caroline Arthur është gruaja me këmbët më të gjata në Australi, 1.86 centimetra e gjatë. Por vetëm këmbët e saj janë 131.6 cm, duke zënë 69% të trupit të saj.
Nëna e dy fëmijëve tha se kishte qenë gjithmonë më e gjatë se çdo student tjetër në klasë, ndërsa ka rrëfyer se më parë haste vështirësi për gjetjen e rrobave, por tani i vijnë në ndihmë mjaft faqe interneti.
Djali i saj 16-vjeçar, Cooper është më i gjatë se e ëma, ai është 2. 05 cm ndërsa vajza e saj 18-vjeçare, Zoe është anëtarja më e shkurtër e familjes.
Në vitin 2016 Caroline konkuroi në Librin e Rekordeve Botërore Guinness ku pretendoi titullin e këmbëve më të gjata në botë por u mund nga rusja Svetlana Pankratova, këmbët e së cilës janë 132 cm të gjata.





