28gusht 2015– Nga fotot që Policia Bashkiake e Tiranës serviri sot në media, për personat e gjobitur pasi ishin kapur duke urinuar në publik, nuk figuronte kjo femër.
Më saktë deri më tani nuk është gjobitur asnjë femër për urinim në publik.
Me sa duket inspektorëve të Veliajt u ka shpëtuar kjo femër, e cila s’e ka për gjë fare të heqë të mbathurat dhe të urinojë anës Lanës. Ose nuk trembet fare nga penalitetet e shpallura nga kryebashkiaku Veliaj, ose nuk është informuar që për këtë akt mund të gjobitet me 5 mijë lekë të reja. /Lapsi.al/





