Ai nuk ishte gjithnjë i pasur ashtu si edhe shumica e bashkëluftëtarëve të tij të cilët si me magji u pasuruan pas konfliktit të armatosur me Serbinë.
Bëhet fjalë për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tashmë njihet për një pasuri mjaft të madhe, ndërsa javë më parë i dyfishoi vetes pagën.
Këtë rritje rroge e arsyetoi me faktin se i duhej pagë më e madhe pasi e ka të pamundur të furnizohet me kravata në takimet e shumta që ka.
Një fotografi ekskluzive e siguruar nga PamPress, sjell pamjet origjinale të liderit të AAK-së në vitet e nëntëdhjeta, ku shihet se si Haradinaj në ato kohë nuk kishte para as për të blerë këmishë e jo më t'i ndërronte ato ditë për ditë apo bashkë me to t’i ndërronte edhe kravatat.
Siç shihet në fotografi, ai mban të veshur një palë pantollona të cilat duket se nuk janë fare të tij për nga madhësia dhe një xhemper të zi, që më shumë gjasë i ishte falur nga një shok i tij.