"Kopshti i mrekullive' në Lindjen e Mesme i cili është pjesë e Librit të Rekordeve Gines, është padyshim një nga pikat turistike më të bukura në Dubai.
Destinacioni unik ku lulëzojnë mbi 100 milionë lule, është një vend i njohur për banorët dhe turistët që e vizitojnë për të shijuar varietetet e luleve. Kopshti është hapur në vitin 2013 dhe për çdo sezon pëson një transforimin dhe i pret turistët me një temë të re.
Destinacioni mahnitës u fut në Librin e Rekordeve Gines në vitin 2016 për strukturën më të madhe të luleve që marrin formë e një aeroplani Airbus A380.
Vitin e kaluar, kopshti u hap me një temë të re, atë të krijimit të personazhit të famshëm të Dinesy, Mickey Mouse. Statuja 18 metra me lule e Mickey u bë Ëorld’s Tallest Supported Topiary Sculpture.





