Kreu i dyshuar i një rrjeti kriminal të trafikur të heroinës që shtrihej nga Irani në Evropën Perëndimor është arrestuar në Rinas.
57-vjeçari turk mësohet se është vendosur në pranga në aeroportin e Rinasit më 23 nëntor teksa po hynte në Shqipëri.
Sipas Europol, ai u arrestua pas një operacioni ndërkombëtar dhe hetimet u drejtuan nga autoritetet gjermane me mbështetjen edhe të Holandës.
Shtetasi turk dyshohet se fshihet pas një sasi prej 703 kilogramë heroinë që u sekuestruan në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022.
Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni me origjinë nga Irani. I dyshuari tani është në pritje të ekstradimit të tij në Gjermani.