Informacionet se mund të qëllohej me vezë gjatë vizitës në Shkodrës rezultuan se ishin të kota. Por edhe sikur kjo të ndodhte, rojet e sigurisë së kryeministrit Edi Rama, i kishin marrë masat. Ata ishin pajisur me çadra, për të mbrojtur në çdo rast ndotjen e kreut të qeverisë.

Mësohet se pas protestave me vezë në Kosovë dhe një tentative nga ana e studentëve për ta qëlluar në Tiranë kryeministrin, dyshimet ishin se kjo mund të ndodhte në Shkodër.

Por, gjatë gjithë kohës Rama ishte nën masa të rrepta të sigurisë, duke mos e bërë të nevojshme përdorimin e çadrave. Shkodra ishte bashkia ku PS-ja regjistroi humbjen më të thellë në zgjedhjet vendore.