Me parrulla në duar, të rinjtë e qytetit të Vlorës, pjesë e forumit rinor të PD-së, kanë pritur ditën e sotme kryeministrin Edi Rama, në sheshin e flamurit.

Protestuesit kanë kërkuar arrestimin e kryeministrit dhe e kanë akuzuar atë për shpalljen e narkoshtetit këto katër vite.

Ata kanë mbajtur në duar parulla, ku shihet se janë tre efektivët e policisë të arratisur Jaeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode.

 Mbi ta qëndron ish-ministri i Brendshëm dhe në krye të piramidës kryeministri Edi Rama.

"Ismail Qemali shpalli pavarësinë Rama narkoshtetin", shkruhet në parullat e tyre.