Personi në foto është Erald Jonuzi, 35-vjeçari shqiptar që mbeti i vrarë në një atentat mbrëmjen e djeshme në Selanik.
Erald Jonuzi është personazh i njohur në Korçë, njihet me pseudonimin “Zezaku”. Ka precedentë penalë në vitin 2009 në Korçë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim.
Policia thotë se viktima ishte duke parkuar automjetin poshtë banesës se tij në kohën që persona ende të pa njohur hapën zjarr duke e lënë të vdekur ne vend. Mbi viktimën u zbrazën 4 plumba.
Policia ka nisur një operacion për zbardhjen e ngjarjes.





