Personi në foto është Arben Pjeçi, Specialisti i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Durrës që i ka dhënë fund jetës ditën e sotme, në zyrën e tij me armë e shërbimit.

Mësohet se Pjeçi, me një karrierë mbi 30-vjeçare në polici, ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike prej disa ditësh, për shkak të pezullimit nga puna.

Sipas policisë, ai ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”.