Ky është 36-vjeçari shqiptar, Edmond Preka i cili u denoncua si i zhdukur ditën e djeshme nga bashkëshortja dhe u gjet i pajetë në ujërat e lumit Vera në Aquila të Italisë.

Baba i dy fëmijëve, Preka jetonte prej vitesh në Itali dhe njihej si person familjar dhe i ndershëm. Nuk dihen ende shkaqet që çuan në vdekjen e shqiptarit, ndërsa pritet që trupi i tij t’i nënshtrohet autopsisë.
Mediat italiane shkruajnë se, hetimet e autoriteteve janë përqendruar tek pista e një aksidenti rrugor. Megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia që të ketë vdekur për shkaqe natyrale.





