Personi që shihni në foton e publikuar nga “DurrësLajm” është Ruzhdi Tasuni, autori i vrasjes së bashkëshortes Hajdije Tasuni paraditen e së mërkurës.
Ngjarja e rëndë ndodhi brenda dyqanit të çiftit në lagjen nr.12 në Durrës pas një debati mes tyre.
63-vjeçari goditi me levë në kokë 59-vjeçaren, e cila humbi jetën menjëherë.
Pas krimit tronditës, policia vuri në pranga autorin, i cili ka dëshmuar se ishte grindja e çastit motivi që çoi në aktin ekstrem.





