Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë.
Ai është Habib Rexha 31 vjeç, i cili pasi kreu krimin është larguar në drejtim të paditur. Po ashtu policia ofron 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion për kapjen e tij.
31-vjecari rezulton të jetë vëllai i Altin Rexhës, i cili u vra pak muaj me parë ne Kavajë pas një konflikti me vëllain e Arjan Gosës, Edmond Gosa. Edhe ky i fundit mbeti i vrarë.





