Ish-shefi i krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit, ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për shpërdorim të detyrës.
Krenar Dehari është arrestuar me urdhër të prokurorit Arjan Ndoji.
Dehari kishte kryer veprime për arrestimin e një personi në kundërshtim me prokurorinë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, sipas nenit 248 të Kodit Penal.





