Ky është Gazmend Garupi, 44-vjeçar, personi që cilësohet nga policia e Shkdorës si koka e grupit kriminal që dërgonte shqiptarë në SHBA dhe Angli përmes dokumenteve false, ndërsa u merrte 8-12 mijë euro.
Sipas policisë, 44 vjeçari banues në fshatin Kosmaç kishte rolin kryesor, atë të organizatorit.
Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, (Sicili)-Itali, – Maltë – Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri – Kosovë – Kroaci – Itali – Maltë – Angli – SHBA.
Ai u arrestua bashkë me 7 persona të tjerë në kuadër të operacionit “GARANTUESIT”., ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Shtetasit e arrestuar dyshohen se kanë konsumuar element të veprave penale të disa neneve të Kodit Penal si: “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”; “Prodhim i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”; “Falsifikim i vulave dhe stampave ose formularëve”; “Falsifikim i letërnjoftimeve pasaportave ose vizave”; “Falsifikim i dokumenteve shkollorë”; “Prodhim e shitje narkotikësh”.





