Mes personave të arrestuar sot për krimin zgjedhor në Durrës përveç komisionerëve është dhe Armelin Zeza një individ anonim, nga fshati Rrubjekë i Durrësit.
Hetimi ka provuar se pikërisht, Armelin Zeza, foton e të cilit e publikon Shqiptarja.com, ka votuar në zgjedhjet parlamentare plot 23 herë në fshatin Rrubjekë në emër të emigrantëve.
Në tre qendra votimi është provuar nga ana e prokurorisë se 53 persona që nuk kanë qenë fare fizikisht në Shqipëri, kanë votuar, ku në emër të tyre kanë votuar komisionerët e qendrave të votimit dhe në një rast 23 herë ka votuar pikërisht Armelin Zeza.





