Ky është 33-vjeçari Fatmir Meço, punonjësi i Patrullës në Komisariatin e Policisë së Durrësit, i cili u arrestua nën akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” si dhe për “Shpërdorim detyre”.

Meço u arrestua pas një hetimi disa mujor, nga ku rezultoi se ai bashkëpunonte me Fitim Selacin dhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim, për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Fatmir Meço duke shfrytëzuar pozicionin e tij, u garantonte pjesëtarëve të grupit lehtësi në mbajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Madje në disa raste, dyshohet se ky punonjës policie ka transportuar dhe shpërndarë edhe vetë lëndë narkotike, bën të ditur policia.

Por cili është polici 33-vjeçar që merrej me drogë?

Sipas një vëhzgimi që “DurrësLajm” i bëri profilit të Meços në “Facebook”, duket qartë ‘pasioni’ i tij i madh për lëndën narkotike kanabis. Mjafton të shohësh ato ta pakta postime që ai ka në rrjetin social, ku dominojnë ato me rreperin e njohur Tupac Shakur, që tymos kanabis.

Policia gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kanabis, si dhe një presë për paketimin e lëndës narkotike.