Një person ende i paidentifikuar është gjetur i djegur në Fushë-Krujë ditën e djeshme brenda një automjeti në pronësi të shtetasit Xhafer Osmani nga Kosova.

Policia po zhvillon hetime intensive për zbardhjen e ngjarjes ndërkohë që shumë pikëpyetje shoqërojnë kete krim makaber në afërsi të Borizanës.

Burime zyrtare nga policia thanë se ka dyshime qe Osmani hyri në Fushë-Krujë dje rreth orës 10:00, ndërkohë që në rrethana ende të paqarta mjeti është gjetur i djegur.

Policia ka shoqëruar disa persona, si të dyshuar për ngjarjen, po ashtu po hetohet itinerari i lëvizjes së mjetit.