Policia e Tiranës ka vënë në pranga sot dy shpërnadrës droge, njëri prej të cilëve 22-vjeçari Xhuliano Kasaj. Ai u arrestua sot nga komisariati numër 6, ndërsa në shtëpi iu gjet edhe një sasi kokaine dhe kanabisi si dhe armë.
Kasaj nga Memaliaj, ishte ushtar profesionist pranë Komandës së Forcave Tokësore në Zallherr dhe kjo punë e ka ndihmuar edhe në ushtrimin e aktivitetit të jashtëligjshëm pasi sipas policisë, kur ndalohej për kontroll nxirrte dokumentin e punës për të shpëtuar.
Kasaj ka disa profile në rrjetet sociale dhe nuk mungojnë fotot e shumta nga jeta e përditshme. Në një prej tyre 22-vjeçari shfaqet në një aktivitet partiak në tubimin e Partisë Socialiste në qershor të vitit 2015, para zgjedhjeve lokale me flamurin e kësaj force, çka për Forcat e Armatosura është e ndaluar.





