Personi që shikoni në foto është Esat Dushaj, personi më i kërkuar në Shqipëri për momentin, pasi akuzohet se ka qëlluar dhe vrarë mesditën e sotme dy vëllezërit Abdulla dhe Skënder Shkami në Postribë të Shkodrës.

Në kërkim të tij janë vënë qindra forca policie, por deri më tani nuk është bërë e mundur që ai të arrestohet.

Në operacionin për kapjen e tij janë angazhuar forcat e policisë së Shkodrës, efektivë të FNSH-së dhe të RENEA-s, të cilë po përdorin dhe qenin gjurmues. Terreni është mjaft i vështirë dhe dyshohet se autori është futur në një zonë të pyllëzuar dhe është i armatosur, çka çon në frikën se ai edhe mund të hapë zjarr ndaj policisë.