DURRËS, 7 tetor 2014 –Fotografi i palodhur dhe i talentuar durrsak Edi Gjata ka fiksuar një ngjarje të veçantë në historinë e portit më të madh të vendit: bregëzimin për herë të parë të një anijeje tepër të madhe me tonazh 58 701, sikurse është transportuesi i rëndë “Columbia”.

Anija ka mbërritur në radë më 5 tetor 2014, ora 20:00, koha e Shqipërisë.

U planifikua fillimisht të shkarkonte 10 141 tonë hekur rrotativ në kalatë nr. 5 (me gjatësi 235.9 metra dhe thellësi 7.9/9.85 metra), ku do të përpunohej nga stivadori shqiptar  Liburnet 1.

Por më datën 6 tetor 2014  Columbia u bregëzua në kalatën nr. 10 (me gjatësi 250 metra dhe thellësi 11metra) të Terminalit Lindor, ku po përpunohet nga  EMS Albanian Port Operator.

Info /  Columbia

Tipi: anije mallrash rinfuso.

Nr. IMO: 9423530.

MMSI: 636091202.

Shenja e thirrjes: A8KP7.

Flamuri: Liberia, port regjistrimi: Monrovia.

Tonazh 58 701 tonë.

Gjatësi 190 metra, gjerësi 32 metra.

Ndërtuar: viti 2009.

Ndërtues: kantieri japonez i Fukajama-s  Tsuneishi Shipbuilding.

Pronare dhe menaxhuese: kompania gjermane e Hamburgut  Orion Bulkers.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/