Vera duket se do të jetë shumë e nxehtë në Shqipëri, jo vetëm për shkak të temperaturave, por dhe thashethemeve në politikë, videove hot, apo dhe ngjarjeve të tjera që pritet të trondisin opinionin publik.
Videoskandali seksual i publikuar ditën e premte me protagonistë Safet Gjicin dhe një grua të njohur tashmë si Alma.K, kanë bërë që në publik të dalin zëra për të tjera video hot, ku të përfshirë janë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.
Por ajo që e bën edhe më interesante dhe më intriguese se çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim, ka qenë dhe një foto e publikuar nga eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço.
Ai ka postuar një moment ku ndodhet bashkë me gazetarin investigativ Artan Hoxha, ndërsa përbri fotos shkruan: “Shumë ngjarje na presin, ndaj duhet të shtrëngojmë rradhët Artan Hoxha”.
Se çfarë do të ndodhë ende nuk e dimë, por ajo që dimë me siguri është se kur Ervin Karamuço dhe Artan Hoxha bëhen bashkë, gjendja duket jo fort e mirë, dhe siç thotë shpesh në studiot televizive analisti Lorenc Vangjeli: “Në Tiranë dikush po frikësohet”.
Se cili apo cila po frikësohet apo do të tronditet në ditët e ardhshme, kjo mbetet për tu parë.