Ledri dhe Noziy i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre disa kohë më parë, duke e kthyer në një miqësi të re.

Në intervistat e dhëna ata madje kanë shprehur se mund të vijnë edhe me një bashkëpunim.

Edhe pse Ledri në intervistën e fundit për “Thumb” u shpreh se kjo nuk ishte në planet e tyre të afërta, duket se nuk qenka edhe aq e vërtetë.

Dyshimet i nxitën fotot që kanë postuar dy referat së fundmi në Instagram. Ishte Ledri i pari që nxorri një foto nga Prishtina me mbishkrimin "Deri dje deri dje".

Më pas Noizy ka postuar foton e dy atleteve në makinë me mbishkrimin "Deri sot Deri sot".

Çfarë po kurdisin ata të dy?