Një letër e shkruar nga një prej të mbijetuarve më të njohur të Titanikut nga bordi i anijes, ditë para se të mbytet, është shitur në ankand për 300,000 paund (399,000 dollarë).
Në shënimin, pasagjeri i klasit të parë Archibald Gracie shkroi: “Është një anije e mirë, por unë do të pres fundin e udhëtimeve të mia përpara se të gjykoj për të.”, raporton AP.
Letra iu shit një koleksionisti privat nga Shtetet e Bashkuara të shtunën, sipas shtëpisë së ankandit Henry Aldridge & Son në Wiltshire, Angli. Çmimi e tejkaloi shumë fillestar të parashikuar prej 60,000 paund.
Letra nga Gracie besohet të jetë shembulli i vetwm nga bordi i Titanikut, i cili u fundos në Newfoundland pasi goditi një ajsberg, duke vrarë rreth 1500 njerëz në udhëtimin e tij të parë.

Andrew Aldridge e përshkroi atë si një “pjesë të jashtëzakonshme të klasës muzeale”.
Gracie, i cili u hodh nga anija dhe arriti të hipte në një varkë të përmbysur, u shpëtua nga pasagjerë të tjerë në një varkë shpëtimi dhe u dërgua në RMS Carpathia (anije me avull). Ai vazhdoi të shkruante “E vërteta për Titanikun”, një rrëfim i përvojave të tij, kur u kthye në qytetin e Nju Jorkut.

Gracie hipi në Titanikun në Southampton më 10 prill 1912 dhe iu caktua kabina e klasit të parë C51. Libri i tij shihet si një nga rrëfimet më të detajuara të ngjarjeve të natës kur anija u mbyt, tha Aldridge. Gracie nuk u shërua plotësisht nga hipotermia dhe vdiq nga ndërlikimet nga diabeti në fund të vitit 1912.
Letra kishte vulën e postës në Queenstown, Irlandë, një nga dy ndalesat që Titaniku bëri para fundosjes.
