Politikanët mbahen si njerëz të fortë dhe janë shumë të rralla momentet kur ata mund të përloten publikisht.

Sot kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është përlotur në Shkodër, gjatë fjalës tejet prekëse të mbesës së pishtarit të demokracisë, Besnik Cekës, njërit prej të rinjve të vrarë para 25 vitesh, gjatë demonstratës së 2 prillit të vitit 1991.

Arben Broci, Bujar Bishnaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, u vranë nga forcat e regjimit komunist në protestat që shpërthyen në Shkodër.