Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë. Një makinë ka përplasur një këmbësore 22-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 11:55, tek “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





