Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Dimal-Berat ku një kamion është përplasur me mjetin tip Volkswagen.

Për pasoje të këtij aksidenti është plagosur Justina Gjata, 27 vjeçe.

E reja është nisur me urgjencë drejt Traumës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksident i frikshëm/ Kamioni përplas makinën në Berat,