Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Sarandë. Mësohet se një makinë dhe një motor janë përplasur në rrugën “Skënderbeu”, pranë Hotel “Freskia. Konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50.
Gjithashtu bëhet me dije se shoferi i makinës Etmand Sulaj, 59 vjeç teksa ka tentuar të kthehet në rrugë është përplasur me motorin që po lëvizte Vangjel Piro 44 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Sarandës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plot të aksidentit.





