Mbikalimi i Shkozetit ka pësuar çarje në pjesën mesore të tij.
Këto janë edhe pamjet që tregojnë gjendjen e urës, ndërsa apelohet që qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes e ta shmangin këtë rrugë.
Vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi nga Durrësi se ARRSH ka vendosur mbylljen e mbikalimit të Shkozetit, për arsye sigurie.
“Një problematikë që kemi në autostradën Tiranë-Durrës është mbikalimi i Shkozetit, i cili është mbyllur tashmë nga ARRSH-ja, për shkak të kushteve që janë shkaktuar pas dëmtimit të tërmetit për të qenë të sigurt. Nuk ka në dukje dëme materiale por ne e konsiderojmë një pikë jo shumë të sigurt për kalimin e automjeteve ndaj dhe e kemi bllokuar”, nënvizoi Balluku.





