Pawel Poljanski ka dëshmuar se çfarë stërmundimi fizik kërkon prania në Turin e Francës në çiklizëm, duke postuar një foto të rrallë në rrjetin social “Instagram”. Çiklisti nga Polonia, që garon me skuadrën gjermane Bora-Hansgrohe, postoi një fotografi ku tregonte këmbët e tij në fund të etapës së 16-të dhe pamja ishte mbresëlënëse. Damarë të fryrë nga stërmundimi, nxirrje nga dielli vetëm në pjesë të caktuara dhe mavijosje e pjesës së poshtme.

“Pas 16 etapash, unë mendoj se këmbët time duken pak të lodhura tani.” Por përse këmbët e çiklistëve transformohen në të tillë mënyrë. Sipas mjekëve sportivë kjo shkaktohet nga sasia masive e gjakut që qarkullon në pjesën e këmbëve të sportistit gjatë garës dhe një veprimtari i Turi i Francës kërkon maksimumin e sforcos fizike. Këto lloj fryrje damarësh sjell ndonjëherë ngërçe dhe dëmtim, por këto probleme shmangen me një stërvitje shumë të fortë që karakterizon këtë sport. Fotografia e këmbëve të Poljanski pas garës, do të mbahet mend gjatë…