Ky është çifti i bashkëshortëve Xhebroj nga Orikumi, që humbën jetën ditën e sotme në një krim brenda familjes.

Hetimet dhe dëshmitë zbulojnë detaje të reja për viktimat.

Llogora dhe Sose Xhebroj prej dy muajsh ishin ndarë edhe pse me letra ishin ende bashkë. Viktima Sose ishte kthyer nga Italia për festat e fundvitit në Shqipëri. Mësohet se ata ishin të ndarë, por ende jetonin bashkë në një banesë, pasi nuk kishin kryer ende procedura ligjore divorci në Gjykatë. Gruaja kishte kërkuar divorcin, por duket se autori nuk e pranonte.

50-vjeçari pasi e ka dhunuar gruan e ka çuar në spital në urgjencë të vdekur. Dyshohet se krahas dhunës, mund ta ketë mbytur edhe me duar.