Një automjet tip "BMW" ka marrë flakë mesditën e sotme në Durrës.

Mësohet se makina ka qenë e parkuar në afërsi të Pallatit të Sportit, "Ramazan Njala".

Siç duket edhe nga fotot që "DurrësLajm" publikon, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë si dhe forcat zjarrfikëse për të shuar flakët.

Për disa minuta me radhë, në këtë pjesë të qytetit të Durrësit u bllokua qarkullimi i makinave.

Pararakisht nuk bëhen me dije ende shkaqet e përfshirjes së automjetit nga flakët.