I keni parë ndonjëherë qeveritarët tanë duke luajtur në stadium si futbollistë të vërtetë, megjithëse format e tyre fizike lënë për të dëshiruar?
Ministrat e Ramës dhe deputetë të mazhorancës kanë luajtur një ndeshje miqësore në stadiumin “Selman Stërmasi” me përfaqësues të ambasadave.
Ndër më aktivët në fushë ishin ministri Tahiri që shënoi edhe një gol, si dhe deputeti Eduard Shalsi që shënoi dy të tjerë.
Por ajo që duket se ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ishte Romana Vlahutin. Nuk mungoi as ambasadorja e Holandës që preferoi të veshë uniformën dhe të luajë futboll.
Ndeshja midis dy “ekipeve” përfundoi me rezultatin 3-3.
Shfletoni galerinë e fotove për të parë momentet më të bukura të ndeshjes.





