Pasi ka përfunduar takimin e parë me presidentin Ilir Meta, përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka përshkruar në këmbë rrugën nga Presidenca për në kryeministri, për tu takuar me Ramën.

Mogherini ishte e shoqëruar edhe nga ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin.

Një ditë pasi Shqipëria mori rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave me BE për anëtarësimin, shefja për Politikë të Jashtme, Federika Mogherini pritet të zhvillojë paraditen e sotme disa takime me disa nga liderët politikë shqiptarë në Tirane.