LSA ka publikuar pamjet e para nga spitali Infektiv, kur një pacient me koronavirusi u hodh nga ballkoni i katit të 3 të Infektivit.

Policia njoftoi pak më herët se bëhej fjalë për 69-vjeçarin me iniciale R.B., i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po lufton me jetën.

Në fotot e LSA, shihet trupi i 69-vjeçarit sipër barelës, ndërsa ka prani të madhe mjekësh dhe infermierësh.

Në vendin e ngjarjes shihen dhe forca policie, të cilat kanë vendosur dhe shiritin e perimetrit të sigurisë në vendin e ngjarjes, ndërsa po vijon në hetimet.