Një shofer i papërgjegjshëm është kthyer në një burim aksidenti këtë mëngjes në autostradën Durrës – Tiranë pranë Urës së Dajlanit.
Ai është futur kundërvajtje me “Benz” në mes të autostradës dhe për pak është përplasur me një tjetër “Benz” që po lëvizte në korsinë e duhur.
Nuk dihet se për sa ka ecur kështu ky “Benz” që ka rrezikuar të shkaktojë një aksident me përmasa të frikshme.
Shumë prej komentuesve në rrjete sociale pas publikimit të fotos, e akuzojnë se kështu ndodh kur e ble patentën me lekë, apo ndoshta mund të ketë qenë i dehur.
Nuk janë të pakta rastet që janë publikuar shpesh edhe me pamje në media, kur automjete të ndryshme, madje edhe ato me tonazh të rëndë, futen kundërvajtje në mes të autostradës…ndoshta për të shkurtuar rrugë, por në rrezik për të shkaktuar humbje jetësh…!





