Këtë fundjavë, aktori i humorit Gaz Paja i dha fund beqarisë së tij pasi është martuar me bionden bukuroshe, Ira Seferi.

Ceremonia e celebrimit u zhvillua te tarraca e bashkisë së Tiranës, ndërsa pas ceremonisë, çifti festoi së bashku me 300 të ftuarit e tyre, në një nga hotelet më luksoze të kryeqytetit, ku ambienti duket i mrekullueshëm, i mbushur plot detaje.

Ndërkohë ka qenë moderatorja Amarda Toska dhe ish kolege e Gazit ajo që ka zbuluar ambientin e dekoruar mjaft bukur ku u realizua dasma.