Biljana Obradoviç është drejtoresha e zyrës për shtyp në skuadrën e Partizanit të Beogradit që prej vitit 2013. Zëdhënësja bukuroshe e kësaj skuadre ka përfunduar në vitin 2004 studimet pranë Universitetit të Beogradit, ku më pas nisi karrierën e saj si moderatore e prezantuese në televizion.
Në moshën 24-vjeçare, Biljana ka arritur të intervistojë rreth 50 yje të botës së showbiz- it, e më pas autorja e një programi televiziv të quajtur "Ngacmimet e Biljanës", i cili arriti një shikueshmëri mjaft të lartë.
Bukuroshja ka qenë një tifoze e Partizanit të Beogradit që prej fëmijërisë dhe ka treguar disa vite më parë se ishte pikërisht i ati, ai i cili e merrte me vete për të ndjekur ndeshjet e kësaj skuadre. Sot ajo është një prej femrave më të përfolura e më të suksesshme në shtetin fqinj, Serbi.





