8 tetor 2014– Aktorja më e paguar e Hollywood-it, Jennifer Lawrence ka thyer heshtjen disa javore dhe ka folur për herë të parë për skandalin, ku 60 foto nudo dhe një video sexy ia vodhën nga llogaria personale dhe u publikuan në internet.

Në një intervistë për “Vanity Fair”, aktorja u shpreh se, ndihet mjaft e frikësuar që pas këtij episodi, ku frika më e madhe është se mos kjo ngjarje do të ndikojë për keq në karrierën e saj.
“Vetëm për shkakun se unë jam një figurë publike, vetëm për shkak se unë jam një aktore, kjo nuk do të thotë se dikush duhet të futet në territorin tim. Është trupi im dhe është zgjedhja ime nëse pozoj nudo” – është shprehur aktorja 23-vjeçare.
Lawrence ka thënë se ka provuar disa herë të shkruajë një letër shpjegimi, por kurrë nuk ka qenë në gjendje ta përfundojë për shkak se shpesh shpërthente në lot.
Një tjetër moment i vështirë për aktoren ka qenë edhe kur duhej t’i sqaronte incidentin babait të saj.
“Për fat të mirë, babai ka qenë duke luajtur golf, kështu që e gjeta në humor të mirë” – është shprehur Jennifer.
Fatmirësisht kjo ngjarje nuk ka ndikuar për keq në lidhjen e saj me liderin e grupit “Coldplay”, Chris Martin, pasi lidhja po konsolidohet dita-ditës.