Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka nisur pushimet. Ai ka shkuar në Siberi për të kaluar disa ditë duke u zhytur në ujë dhe peshkuar.
Putin është fotografuar pa këmishë në liqenet e Siberisë, teksa peshkon dhe merr rreze dielli.
Analistët politikë thonë se 64-vjeçari Putin bën të tilla aventura për t’i treguar kombit se ai është ende i shëndetshëm, i fortë dhe plot me energji. Por kjo është edhe një mënyrë promovimi duke u treguar qytetarëve rusë që pushimet mund t’i kalojnë në vendin e tyre dhe jo jashtë shtetit.
Mediat ruse shkruajnë se peshkimi është pasion i hershëm i Presidentit Putin.