Një banesë në lagjen nr. 13 të qytetit të Durrësit është përfshirë nga flakët mesditen e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri i shkaktuar në mënyrë aksidentale, ka rënë në katin e dytë të shtëpisë ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

DurrësLajm sjell pamjet e para të ndërtesës ku duket edhe ajo çfarë flakët e zjarrit kanë lënë pas, rroba e orendi shtëpiake të djegura.