Një nga emrat më të njohur të muzikës pop, Jason Derulo mahniti shqiptarët me zërin e tij, duke dhënë koncert në kryeqyet.
Pas koncertit, ai ka shijuar dhe një darkë romantike në Tiranë.
Në fotot që po qarkullojnë në rrjet, duket Derulo me një vajzë brune, identiteti i së cilës mbetet mister.
Mesa duket, këngëtarin, përveç skenës dhe ushqimit, e kanë tërhequr dhe vajzat shqiptare.
Për këngëtarin kjo nuk është hera e parë në Shqipëri, ndaj ai ka lënë edhe përshtypjet e tij në lidhje me vendin tonë, ku më herët u shpreh se përveçse i pëlqejnë njerëzit, dobësia për të këtu është ushqimi i mirë.
Kujtojmë se 35 vjeçari është i njohur për hitet globale si “Want to Want Me”, “Talk Dirty”, ‘Swalla”, e shumë këngë të tjera.