Një automjet ka dalë nga rruga ditën e sotme dhe është përmbysur në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Gjinos, në rrugën nacionale Sarandë-Kardhiq.

Mjeti i aksidentuar është me targa rumune dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës.

Sakaq, drejtuesi i mjetit është zhdukur duke braktisur mjetin dhe policia nuk ka mundur ende ta identifikojë.

Në këtë rrugë, edhe pse janë kryer punime madje edhe është bërë zgjerimi i saj, mungon sinjalistika.

Ndoshta sinjalistika mund të ketë qenë edhe shkaku i përmbysjes së këtij automjeti, megjithatë do të jetë policia e Qarkullimit ajo që do japë detaje për aksidentin.