Një aksident ka ndodhur në dalje të Tiranës, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Gjatë mesditës së sotme, në autostradën Tiranë- Durrës, një automjet tip Toyota me targë AA 461 KD, me drejtues shtetasin me iniciale S.C., duke ecur është përmbysur në rrugë, raporton noa.al.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme. Për disa momente pati bllokim të rrugës, deri në mbërritjen e karroatrecit për spostimin e makinës së aksidentuar. Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa nga uniformat blu po kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të përmbysjes së makinës.