Ashtu si në protestën e 5 ditëve më parë, edhe këtë të enjte kontrolle të shumta e nën blicin e aparatit fotografik kanë kaluar autobusët që kanë bërë rrugën nga Durrësi drejt Tiranës.

Partia Demokratike e degës së Durrësit, denoncon në faqen e saj në “Facebook” se policia po fotografon targat dhe dokumentet e çdo autobusi.

DENONCIMI NË “FACEBOOK”:

Te besh detyren eshte nje gje, te shtyhesh pertej deri ne represion eshte e denueshme dhe kjo duhet denuar nga te gjithe ne! Po fotografohen targat dhe dokumentat e cdo autobusi.

Metodat e ish sigurimit te shtetit po perdoren nga policia per te trembur shpirtin e protestes!

Demokratet e kane rrezuar nje rregjim te tmerrshem dhe do rrezojne edhe kete qe po perpiqet te instaloje qeveria e krimit dhe korrupsionit.

Edhe në protestën e 16 shkurtit, thanë për “DurrësLajm” se gjatë udhëtimit të tyre janë ndaluar 3 herë nga policia. Po ashtu, drejtuesit të mjetit i është kontrolluar i gjithë dokumentacioni në të gjitha rastet e ndalimit dhe efektivët kanë fotografuar autobusin e linjës.